Roma ka mundur 1-0 Tottenhamin në miqësore, por ajo që është më e rëndësishme për verdhekuqtë është fakti se trajneri Jose Mourinho ka marrë përgjigjet e para që kërkonte nga Dybala, afrimi më i bujshëm i skuadrës së tij gjatë kësaj vere.
Argjentinasi nuk gjeti rrjetën, edhe pse kishte një mundësi të artë pak minuta pas startit të sfidës me një gjuajtje të dyfishtë që u bllokua nga kundërshtarët.
Por ai ishte lojtari i cili harkoi nga goditja e këndit për golin e Ibanez, që i dha avantazhin Romës e cila u shfaq shumë kërkuese.
Pjesa e dytë foli për Totenhemin e Kontes, që udhëzoi skuadrën e tij të dilte në sulm. Por Roma i reziston ofensivës deri në fund dhe mori në fitore të mirë për moralin pak javë para fillimit të edicionit të ri.
.