Mane përshtatet në mënyrë perfekte me Bayernin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 31.07.2022, 08:41

Bajern Mynih ka fituar mbrëmjen e djeshme Superkupën e Gjermanisë duke mundur 5-3 Leipzigun, fituesin në fuqi të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja ishte spektakolare ku ra në sy menjëherë Sadio Mane dhe sa shpejt është përshtatur me sistemine lojës së bavarezëve.

Këta të fundit e nisën takimin me shumë vrull duke dominuar në çdo cep të fushës.

Manesë iu deshën 31 minuta që të gjente golin e tij të parë zyrtar me Bayernin, duke dyfishuar shënuar golin e dytë të ndeshjes.

Ky triumf i mundësoi Bayernit Superkupën numër 10 në historinë e klubit. Tifozët janë të kënaqur me blerjen e madhe dhe Mane ka nisur epokën e tij të artë në Mynih.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit