Dështim spektakolar i Ilir Xhakollit në Pogradec, mijëra qytetarë të bllokuar prej orësh në trafik për shkak të maratonës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2022, 21:26

Janë thuajse të panumërta mesazhet e një pas njëshme të mbërritura në redaksinë e Joq Albania nga shumë qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Trafik në akset Lin-Pogradec dhe Pogredec-Tushemisht. Sipas qytetarëve kjo ka ardhur për shkak të një dështimi spektakolar të Bashkisë Pogradec të drejtuar nga Ilir Xhakolli në lidhje me menaxhimin e një maratone që zhvillohet në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një maratonë sportive, për të cilën Bashkia Pogradec ka bllokuar gjithë rrugët hyrëse e dalëse të këtij qyteti duke lënë në mes të rrugës të moshuar, fëmijë e gra prej shumë orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit