Deputetët i filluan pushimet, në gusht nuk do të ketë seanca plenare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 14:03

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkoi në pushim kolektiv.

Në ditën e fundit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thirri seancën për zgjedhjen e nënkryetarit, por votimi nuk u bë për shkak të mungesës së numrave, shkruan alsat.Në sallë munguan një numër i madh i deputetëve të shumicës parlamentare të cilët e kishin informuar Xhaferin se nuk mund të marrin pjesë.

Opozita vlerëson se emërimi i Hysni Ismailit për nënkryetar të Kuvendit ka për qëllim sigurimin e kuorumit.

“Kjo shumicë parlamentare ju planifikon vetëm si kuorum dhe njerëz të cilët do të duhet në të ardhmen të mbështesni çdo gjë për të ruajtur këtë shumicë jo stabile. Për të dëshmuar se jemi serioz në këtë që themi dhe për ta parë ju sa keni mbështetje nga deputetët e shumicës ose jo, i kërkoj deputetëve të VMRO-DPMNE-së të tërhiqen nga votimi dhe nëse keni numra dhe kuorum le të zgjedhin menjëherë për nënkryetar”, tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Xhaferi tha se Ismaili do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me votat e shumicës dhe pa pasur nevojë për votat e opozitës e cila sipas tij futet në sallë vetëm për pikë ditore politike.

“Hysni Ismaili, juve sot, nesër ose pas një muaji do të zgjidheni nënkryetar i Kuvendit sepse shumica prej 64 deputetëve janë pas teje. Por jo nga këtu që aktrojnë për politika ditore. Jo, me kësi jo”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Në gusht nuk do të ketë seanca plenare, ndërsa për aktivitetet e 2 gushtit, Ditës së Republikës delegacioni i Kuvendit do të qëndrojë në Pelincë. Seanca plenare gjatë gushtit mund të thirret vetëm për situata të jashtëzakonshme, me koordinim paraprak mes kreut të Kuvendit dhe deputetëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit