Gjen lopën e fshatarit në Tiranë, qytetari: Dua t’i bëj nder

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2022, 21:48

Një qytetar i devotshëm ka kontaktuar pasditen e sotme redaksinë e Joq Albania për të bërë një njoftim të veçantë. Ai shprehet se ka gjetur në rrugë një lopë dhe kërkon që të publikojmë foton e saj, pasi do që t’ia dorëzojë fshatarit që i ka humbur.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq, si jeni? Te lutem mund t’i bëni nder dikujt, nje fshatari i ka humb lopa dhe e kemi gjet. Por duhet te na e vërtetojnë qe t’ia japim. Eshte ne Tirane. Vetem publikojeni. Personi qe do e marri do beje deklarate ne polici. Rasti eshte raportuar edhe ne polici. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit