Vërshojnë “lumë” denoncimet për fëmijë të dëmtuar tek Aquadromi i Veliajt në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2022, 20:43

Ditën e djeshme ju paraqitëm një rast të një fëmije të vogël i cili ishte dëmtuar duke rrëshkitur tek rrëshqitëset ujore të pishinave të Aquadromit në Tiranë. Ky vend kujtojmë se u inaugurua me bujë nga Veliaj pak ditë më parë.

Madje ai u mburr se tani që pishinat kaluan në pronësi të shtetit gjërat do të bëheshin akoma më mirë sesa kur ishin në pronësi të privatit. Por fakti e tregoi se kjo nuk ndodhi, pasi jo vetëm një fëmijë u dëmtua keq në këmbë ditën e djeshme, por rezulton se ngjarjet e tilla të dëmtimit të fëmijëve po përsëriten ditë pas dite.

Kështu ditën e sotme ka qenë një tjetër prind që ka denoncuar Aquadromin. Ai denoncon se rasti i djeshëm nuk ka qenë rasti i vëtëm, pasi edhe vajza e tij e mitur vrau këmbën pikërisht në të njëjtin vend, duke përfunduar edhe në spital për mjekimin e këmbës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit