“Ustai” Ergys Verdho i KESH, “hedh në plehra” 3 milion euro në 24 orë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2022, 20:18

Ditën e sotme KESH i drejtuar nga Ergys Verdho ka kryer një lëvizje në treg për blerjen e energjisë elektrike duke patur si rezultat humbjen e rreth 3 milion eurove për 24 orë. Këto 3 milion euro janë bërë pluhur e hi në vetëm 1 ditë duke mos pyetur aspak për taksat e shqiptarëve të cilat mund të përdoreshin fare mirë në një mijë e një probleme që ka vendi. Por si ndodhi humbje e këtyre parave?

KESH ka zhvilluar ditën e sotme një tender për blerjen e energjisë për një sasi prej 28.56 MWh me çmim të pondetruar prej 521.74 Eur/MWh, pra për një total prej rreth 15 milionë euro. Por nëse i hedhim një sy bursës HUPX e cila merret si bazë orientuese e çmimeve në rajonin e Ballkanit, rezulton se ditën e nesërme çmimi për MWh do të jetë 408.29 Eur/MWh. Pra për të njëjtën sasi që u ble sot, me këtë çmim të ponderuar më të lirë, nëse kjo sasi do të blihej nesër, nuk do të kushtonte më 15 milion euro por rreth 12 milionë euro. Pra, 3 milion euro më pak.

Thelbi është që nëse “Gysi” do të priste edhe për një ditë, KESH do të harxhonte nga taksat e shiqptarëve rreth 3 milion euro më pak. Ndërkohë imagjinoni se kjo humbje e pastër për shtetin prej 3 milion eurosh ka ndodhur vetëm brenda një dite. Por sa tendera ka realizuar Ergys Verdho që nga 1 janari?

Rezultojnë të jenë bërë mbi 60 tendera për blerje energjie për një shifër totale rreth 300 milion euro. Por nëse shohim historikun e çmimeve të ponderuara të energjisë për vitin 2022 deri në këto momente, shikohet se në janar ka qenë rreth 204 Eur/MWh, ndërsa në shkurt akoma më lirë, rreth 194 Eur/MWh. Nëse qeveria do të ishte aq e shqetësuar sa shprehet në media për krizën energjitike, mund të kishte patur mundësinë që të siguronte energji që në janar apo shkurt kur çmimet ishin shumë më të ulëta, por për habi kjo nuk ka ndodhur.

Duket se në fakt e vetmja ide e KESH dhe e qeverisë është që të “kullufisë” paratë përmes tenderave të tillë duke shfrytëzuar energjinë, e cila rezulton një thes i stërmadh për të futur duart e për të mbushur xhepat. Natyrisht nëse SPAK do të kryente detyrën siç duhej, do të mjafton tenderi i sotëm që “Gysi” të hetohej e të përfundonte pas hekurave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit