Bashkim Ulaj “përdhunon” Ranën e Hedhun/ Hedh gurë nga mali drejt e në kokat e pushuesve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2022, 16:18

Pasi zhvirgjëroi Valbonën duke i ndërtuar HEC-e përgjatë rrjedhës e duke i ngritur të fortë me korruptimin e gjykatësve pavarësisht se ka një vendim për ndalimin e tyre, Bashkim Ulaj oligarku gllabërues i pasurive të Shqipërisë, i ka kthyer sytë nga Rana e Hedhun.

Zona e cila është e mbrojtur dhe është shpallur monument natyre është mbushur me gurë që shkëputen nga mali për shkak se Gener 2, kompania e oligarkut po ndërton rrugën ‘Shëngjin-Velipojë’. Vlera e këtij tenderi të Dritan Agollit të FSHZH i cili është nën hetim nga SPAK për abuzime me tenderat publikë, e ka vlerën 15 MLN $.

Në këtë mënyrë jeta e pushuesve në bredget është vënë në rrezik serioz dhe ka bërë që ata të largohen për t’i shpëtuar gurëve masivë që nga momenti në moment mund të shkëputen e t’u bien mbi kokë.

Ky rast është kaluar nga Policia e Shtetit vetëm me procedimin e dy punonjësve të kompanisë Gener 2 për "Shkelje të rregullave të sigurisë në punë".

Ulaj po çan malin me makineritë e tij dhe inertet po i hedh mbi kokën e pushuesve duke kryer krim të dyfishtë: Vënien në rrezik të jetës së pushuesve dhe përdhunimin e zonës së mbrojtur Rana e Hedhun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit