E bujshme nga Spanja, Real Madridi interesohet për Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 14:00

Armando Broja është dëshira e shumë klubeve të mëdha europiane në këtë merkato vere.

Paraqitjet e mira sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, bënë që shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin kuqezi.

Së fundmi prestigjiozja iberike “AS” shkruan se shqiptari ka përfunduar në radarët e Real Madridit.

Drejtuesit e klubit madrilen pëlqejnë cilësitë e Brojës dhe e shohin si një element me prespektivë për të ardhmen, pasi mosha e Brojës nuk i kalon të 20-t.

Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit