Dita e Republikës, 2 gushti ditë pushimi për qytetarët e Maqedonisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 13:07

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton qytetarët se 2 gushti është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 2 gusht (e martë) 2022, Dita e Republikës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPPS.

MPPS të gjithë qytetarëve ju uron Ditën e Republikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit