Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth një orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 09:27

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se sot në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 40-60 minuta, ndërsa në vendkalimin Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuat.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe rrugë të thata.

Nga atje shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit