Ekipet shqiptare zhgënjejnë në Europë, eliminohen të gjitha

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.07.2022, 23:12

Është mbyllur sot aventura e Laçit, Vllaznisë dhe Tiranës në Conference League. Të treja skuadrat shqiptare janë mundur në ndeshjet e kthimit, duke i thënë lamtumirë Europës dhe duke mos lënë asnjë gjurmë.

Vllaznia e Shkodrës u mund 3-0 në Rumani nga Craiova. Laçi u mund në "Elbasan Arena" nga Petrocub me rezultatin 1-4, ndërsa Zrinjski ka mposhtur në Bosnjë me rezultatin 3-2 bardheblutë e Tiranës. Kujtojmë që më herët është eleminuar edhe Partizani.

Një paraqitje e dobët, thuajse amatore e ekipeve shqiptare në Europpë këtë sezon që tashmë e mbyllin këtu aventurën e tyre dhe fokusohen te përgatitjet për fillimin e kampionatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit