Udhëton me “Arditi Tours” nga Prishtina në Tiranë, ngel pa mend kur shikon veprimet e shoferit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.07.2022, 20:42

Një qytetar ka dërguar një denoncim pasditen e sotme pranë redaksisë së Joq Albania në lidhje me një kompani transporti të quajtur “Arditi Tours”. Qytetari shprehet se ka mbetur i shokuar nga papërgjegjshmëria e shoferit.

Ky i fundit duke mos patur parasysh se ka përgjegjësi për 60 pasagjerë, merret me telefonin gjatë kohës së drejtimit të autobusit. Qytetari ka filmuar skenën ku duket se si shoferi jo vetëm përdor telefonin për të folur gjatë drejtimit të autobusit, por edhe e përdor për të shkruar mesazhe.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq si jeni, desha te raportoj nje rast ne redaksin tuaj. Nje kompani autobuzash kosovare "Arditi Tours " Linja Prishtine Tirane i cili shoferi tyre rrin ter kohes ne telefon ku ne autobuz jan mbi 60 pasagjer dhe ankohen pasagjeret dhe shefi tyre me emër Ardit thotë ka te drejte të flasë në telefon shoferi. Postojeni këtë rast sepse sot udhetoj une neser udheton nje person tjeter dhe ne jemi me fryme jo me bateri zotri. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit