Tifozët e duan, Chelsea rikthen në stërvitje Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 20:41

Armando Broja është rikthyer edhe njëherë tjetër në stërvitjen e Chelseat. Sulmuesi u përfol për një transferim te Evertoni ose West Ham, por duket se drejtuesit e klubit londinez kanë bërë prapaktheu dhe e kanë kthyer shqiptarin në ekip edhe njëherë tjetër.

Broja pëlqehet shumë nga trajneri Tuhel, por edhe tifozët e Chelseat e preferojnë ta kenë në ekip, ndaj Chelsea po mendon seriozisht ta mbajë në ekip për sezonin e ri.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e skuadrës së parë të Çelsit, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit për të vazhduar fazën përgatitore.

Broja ka lënë pas edhe dëmtimin dhe mund të fillojë të tregojë vlerat e plota para trajnerit Tomas Tuhel, i cili ka insistuar se do të shohë në veprim sulmuesin para se të marrë vendimin nëse duhet të largohet gjatë verës apo jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit