Goditja e madhe e Barcelonës këtë merkato ishte… rinovimi i Dembele

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 14:00

Barcelona ka qenë ekipi më aktiv në këtë merkato vere, duke sjellë në ekip sulmues si Levandovski apo Raphinha, megjithatë, lëvizja më e mirë që bënë katalanasit gjatë kësaj vere, ishte rinovimi me Osmane Dembele.

Ekipi katalanas barazoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 ndaj Juventusit në një miqësore të zhvilluar në Dallas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fazën përgatitore ku të dyja skuadrat po zhvillojnë në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.

Ai që ra më shumë në sy ishte pikërisht Osman Dembele, i cili u ble për 145 mln euro para 5 vitesh. Francezi ishte i papërmbajtshëm dhe u be protagonist me një dygolësh dhe duke treguar aftësitë e tij dribluese.

Të dyja golat ishin “deja-vu” e njëra-tjetrës me sulmuesin francez, i cili dhuroi “show” me “perlat” e tij. 25-vjeçari ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por këta të fundit u bindën dhe vendosën që të vijonin sërish bashkëpunimin duke i ofruar dhe rinovimin e kontratës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit