E kërkonte gjithë Europa, Gianluca Scamacca firmos me West Ham

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 08:46

West Ham United i ka surprizuar të gjithë në këtë merkato vere, pasi ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian, Gianluca Scamacca i cili kalon në Londër nga Sassuolo.

Transferimi i bujshëm kap vlerën e 36 milionë eurove, plus 6 milionë euro bonuse dhe një shume prej 10 për qind të çdo tarife të ardhshme të shitjes së sulmuesit.

Futbollisti italian ka qenë afër firmës me Paris Saint-Germain-it, apo edhe me shumë skuadra të tjera të mëdha europiane, por skuadra e Premier Ligës arriti ta mposhtë këtë konkurencë.

Pas hedhjes së firmës Scamacca tha:

Jam shumë i emocionuar që jam bashkuar me West Hami. Kam pritur shumë për këtë moment, ​​ka qenë një ëndërr të luaj në Premier League. Ndjehem sikur West Hami është ekipi perfekt për mua. Ata treguan se me të vërtetë më donin dhe kur fola me trajnerin pati një mirëkuptim të menjëhershëm."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit