Veliaj gostit me 130 milionë Erton Gracenin e “Pandora Papers” për pagesat e parkimeve në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.07.2022, 20:26

Vetëm pak kohë më parë e gjithë bota u shokua nga skandali i “Pandora Papers”. Një rrjet i pavarur gazetarësh arritën të nxirrnin të dhëna rreth politikanëve dhe biznesmenëve të ndryshëm të cilët shmangnin detyrimet e tyre tatimore nëpërmjet investimeve në firma “offshore” jashtë vendit. Nga të dhënat doli se në listë përfshihej një numër i madh personash edhe nga Shqipëria. Por në vend që personat të cilët dolën në këto lista, të hetoheshin nga autoritetet tona, duket se asgjë nuk ndodhi.

Përkundrazi, njëri prej tyre ka marrë qetë-qetë edhe një tender nga Erion Veliaj. Bëhet fjalë shtetasin Erton Graceni pronar i kompanisë INET ALBANIA, i cili ka “kullufitur” plot 130 milionë lekë të vjetra nga Veliaj në një tender pa konkurrencë. Ky shtetas cilësohet nga mediat si biznesmne misterioz i cili ka dyshime se ka transferuar jashtë Shqipërisë shuma financiare nëpërmjet firmës “offshore” të quajtur “Factorize Holdings Limited” në adresën: “Rruga Shyqyri Ishmi Nr. 62, apart. Nr. 19-Tiranë.

Dhe në fakt nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë rezulton se zotëria që merr 130 milionë lekë tender, ka te deklaruar në kompaninë INET ALBANIA një pagë qesharake prej 300 mijë lekësh të vjetra. Pra duket qartë se evazioni është “sheshit”. Megjithatë për habi jo vetëm që askush nga tatimet nuk e ka kontrolluar, por përkundrazi ka marrë edhe 130 milionë lekë nga lali Leku.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-33741-06-22-2022 dhe me objekt “Zhvilimi i Platformës për Metodat Alternative të Pagesave të Parkimit”. Jo vetëm që tenderi nuk ka patur fare konkurrencë por firma fituese e Erton Gracenit ka ofruar një vlerë sa 98% e fondit limit, duke i rritur akoma më tepër dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit