Në vend të ndihmojë fermerët, Frida e bujqësisë i jep miliona tender “Shëndellisë” për rikonstruksion sallash konference

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.07.2022, 22:42

Duket se qeveria aktuale ka më tepër prioritet propagandën sesa punën reale në terren. Në rastin e bujqësisë kjo shprehje merr vërtetë kuptim pasi Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Frida Krifca do të harxhojë miliona lekë për të rikonstruktuar një sallë konferencash, pikërisht vendin ku më së shumti bëhet edhe propaganda. Në fakt ndoshta do qe më mirë që paratë të shkonin në ndihmë të fermerëve të cilët këtë vit kanë patur mjaft humbje me prodhimet e tyre.

Por në fakt nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi Frida ka organizuar një tender me numër reference REF-35096-07-01-2022 dhe me objekt “Rikonstruksioni i salles së konferencave në katin e III, në MBZHR”. Fondi limit i këtij tenderi është 4,328,549 lekë të reja pa TVSH ose rreth 52 milionë lekë të vjetra me TVSH. Po, e lexuat mirë. Mbi 50 milionë lekë janë planifikuar nga Frida Krifca për të rikonstruktuar salla konferencash në vend që të ndihmojë bujqësinë në vend.

Sa për kronikë, fituese është shpallur firma “SHENDELLI” në pronësi të Yzedin Bozhaj me ofertë 3,894,767 lekë të reja pa TVSH ose rreth 47 milionë lekë të vjetra me TVSH. Firm anë fjalë siç ju kemi paraqitur shpesh herë është ndër firmat që ka fituar më shumë para nga institucionet publike. I tillë duket se është edhe ky rast, ku në vend që paratë të shkojnë në ndihmë të bujqësisë, shkojnë në xhepat e Yzedin Bozhaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit