Shkon për darkë në Drimadhë, “i ngec” bifteku në fyt kur mëson se 1 kile kushton 140 mijë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.07.2022, 20:39

Një person ka shkuar të konsumojë një darkë në Drimadhë së bashku me familjen por ka mbetur i shokuar kur ka parë se një kilogram biftek i ka kushtuar plot 140 mijë lekë. Fatura në total ka qenë 532 mijë lekë të vjetra dhe duket qartësisht se nuk është as e fiskalizuar.

Pra përveç çmimeve absurde, restoranti ka bërë edhe evazion fiskal duke mos i paguar asnjë lekë taksë shtetit. Por problemi nuk qëndron vetëm tek çmimi i biftekut i cili është i tipit “Porterhouse”, por edhe tek artikujt e tjerë. Kështu një salçiçe e tipit “Chorizo” ka kushtuar 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa një pite me misër 6500 lekë të vjetra.

Fatura vazhdon me të tjera çudira, ku një brusketë e tipit “Dakos” ka kushtuar 13 mijë e pesëqind lekë të vjetra. Ndërkaq një salcë apo sallatë e tipit “Guacamola” ka kushtuar 14 mijë e pesëqind lekë të vjetra. Nuk mund të mungonin as frutat të cilat kanë kushtuar plot 15 mijë lekë të vjetra. As pijet nuk mbeten më mbrapa ku një birrë ka kushtuar 6 mijë lekë të vjetra, një shishe ujë 0.75 L ka kushtuar 5500 lekë të vjetra ndërsa një pije freskuese plot 4 mijë lekë të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit