Tmerr në Palasë/ “I çmenduri” me motor terrorizon pushuesit brenda hapësirës së notit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.07.2022, 21:34

Një çmenduri e vërtetë është ajo që ka ndodhur pak ditë më parë ne Palasë. Një qytetare e terrorizuar ka dërguar një video në të cilën shikohet se si një person i seksit mashkull terrorizon në mënyrë të paqartë me një motor uji, dy persona që po notonin në det.

Nga video duket që ngjarja ka ndodhur brenda hapësirës së lejuar për notim. Nuk kuptohet se çfarë ka dashur motori i ujit në atë zonë dhe përse ka qenë duke terrorizuar dy pushuesit e gjorë në atë farë mënyre? Sipas dëshmitares personi me motor uji me siguri ka qenë i dehur ose i çmendur pasi një veprim i tillë është jashtë çdo logjike.

Nga video duket se personi që drejton motorin e ujit e bën për inat sjelljen e tij ndaj pushuesëve të tmerruar që po notojnë, një ngjarje kjo e paprecedent. Nuk dihet ndërkohë se ku kanë qenë “çunat” e Bledi Çuçit, të cilët duket se asnjëherë nuk janë në vendin dhe kohën e duhur kur ka probleme me sigurinë e qytetarëve...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit