Neymar nuk heq dorë nga simulimet, lë sërish nam në miqësore

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.07.2022, 15:36

PSG fitoi 6-2 miqësoren ndaj Gamba Osaka, teksa ekipi francez ishte i papërmbajtshëm. Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Neymar nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi vetë.

Braziliani u pengua në zonë, por pamjet e përsëritura tregojnë nuk ka pasur asnjë kontakt. Mbrojtësi i Gamba Osaka rrëshqiti dhe dukej se e kishte tërhequr këmbën në sekondën e fundit, por kjo nuk e ndaloi Neymarin që të hidhej në tokë në një mënyrë shumë dramatike.

Edhe nëse do të kishte kontaktin më të vogël, sigurisht që nuk ishte aq afër sa për ta bërë futbollistin më të shtrenjtë në botë të simulonte. Pse duhet ta bëjë?

Nejmar ka një reputacion si aktor simulues, pas veprimeve të tij në Kupën e Botës në vitin 2018 me Brazilin dhe fatkeqësisht, ai vazhdon t’u qëndrojë pas këtyre veprimeve. Tifozët vazhdojnë të tallen me simulimet e pandalshme të Neymarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit