Përforcohet Juventusi, merr në staf një arbitër

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.07.2022, 22:12

Juventusi ka zgjeruar stafin teknik. Së fundmi, te bardhezinjtë ka mbërritur, ish-arbitri anësor Luka Maxhani, i cili do jetë pjesë e stafit të Masimiliano Alegrit.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Juventusit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen ish-arbitrit italian.

54-vjeçari, Maxhani ka qenë një arbitër anësor i FIFA-s, teksa së fundmi ka mbuluar edhe rolin e drejtuesit te klubi i Spezias.

Eksperienca e tij ka bindur pronarët e Juventusit t'i ofrojnë një punë në klubin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit