Paralajmërohet rikthimi? Laporta: Epoka e Messit te Barcelona nuk ka mbaruar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.07.2022, 14:09

Tifozët e Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë.

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e presidentit Hoan Laporta pas fitores së katalanasve ndaj Realit të Madridit në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 1-0.

Numri ka folur sërish për temën “Mesi” ku ka deklaruar se është në borxh me të dhe se kapitulli i tij nuk ka përfunduar te Barcelona.

Laporta tha:

Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Mesit të mos ketë përfunduar ende te Barcelona. Dhe është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ai të ketë një fund më të mirë se sa ishte. Si president i Barcelonës, besoj se kam bërë atë që është dashur, por pavarësisht kësaj, mendoj se jam moralisht borxhli ndaj tij. Për klubin tonë Mesi ishte gjithçka, ndoshta lojtari më i mirë në histori, i krahasueshëm vetëm me Krojfin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit