Dybala thyen rekordin e Ronaldos për fanellat e shitura brenda një ditë në Serie A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.07.2022, 08:41

Transferimi i Paulo Dybalët te Roma në këtë merkato vere, ishte padyshim një nga lëvizjet më të mirat ndër vite për kryeqytetasit italianë.

Tifozeria e Romës e ka pritur këtë transferim me shumë bujë dhe gëzim. Argjentinasi pak ditë më parë u zyrtarizua në kryeqytet ku firmosi dhe një kontratë 3-vjeçare.

Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi 28-vjeçar ka thyer një rekord i cili mbahej nga CR7 në kohën kur u transferua te Juventus.

Fanella e Ronaldos në atë kohë është shitur 520 mijë herë brenda ditës, por sipas medias italiane, Dybala e ka thyer këtë rekord duke shitur 535 mijë fanella brenda ditës te Roma.

Kjo tregon qartazi se Dybala ka entiziasmuar në maksimum tifozerinë e Romës dhe ata presin shumë nga ylli argjentinas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit