Edi Rama drejtor i shkollës “Rilindja”/ Si i binden të gjithë zarat nga frika se i përjashton

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.07.2022, 13:48

Drejtori i Shkollës Rilindja, ka qortuar sot njërën prej nxënëseve të tij. Edi Rama qeverinë e tij e ka krijuar në thelb si një klan komunist ku çdo ushtar i frikësohet dhe duhet t’i bindet pasi ndryshe e ekzekuton.

Më i frikshëm akoma është qëndrimi që kanë këta anëtarë ndaj eprorit. Burra e gra në moshë të mesme të cilët i nënshtrohen plot frikë, si të ishte person me fuqi të mbinatyrshme dhe nëse ndodh e kundërta nuk do dinin nga t’i fshiheshin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët sot në Pogradec Rama ka lënë një skenë të pahijshme me kryebashkiaken e Patosit Rajmonda Balilaj. Si të qenit mësuesi i rreptë i një klase militantësh, ai e kërcënoi se do ta nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, iu drejtua Rama-asaj teksa kjo e fundit e qepi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit