Vajza njoftohet në 10 të natës nga hoteli në Ksamil: “Duhet të anulojmë rezervimin tuaj për nesër, dhomat janë të zëna”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.07.2022, 19:41

Vazhdojnë përditë çudirat shqiptare në turizëm. Kësaj rradhe një vajzë e cila kishte prenotuar prej ditësh nëpërmjet faqes se “Booking” në një hotel në Ksamil, i ndodhi një ndër gjërat më të këqia të mundshme kur planifikon të nisesh me pushime. Ajo u njoftua në orën 10 të darkës se hoteli ku ajo kishe prenotuar për të nesërmen, i kishte anuluar rezervimin pasi dhomat ishin të zëna.

Në mënyrë fare të papërgjegjshme dhe duke e lënë vajzën të shokuar, hoteli e njofton se menaxheri kishte ngatërruar datat dhe dhomat ishin të zëna. Vajza shprehet se nuk ka lidhje me atë çfarë bën menaxheri, pasi ajo rezervimin e ka bërë nëpërmjet faqes së “Booking” online.

Hoteli përgjigjet se menaxheri nuk kishte mbyllur datat në ‘Booking” ndonëse dhomat ishin të zëna... Kuptohet lehtësisht se sa e nevrikosur duhet të jetë pushuesja e gjorë, ku papërgjegjshmëria e hoteleve shqiptare i prishi pushimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit