Gjeti protofolin e Nojerit dhe ia dorëzoi, taksisti zhgënjehet nga shpërbimi i portierit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.07.2022, 09:16

Një taksist në Mynih me emrin Hazir S. është bërë protagonist ditët e fundit, për shkak të një ngjarje që i ka ndodhur dhe i përfshirë ka qenë edhe Manuel Nojer.

Taksisti ka treguar gjithçka në gazetën gjermane “Bild”.

Ai ka rrëfyer se i ka gjetur portofolin e humbur kapitenit të bavarezëve Manuel Nojer, por ka mbetur i zhgënjyer nga shpërblimi i marrë.

Hazir tregon:

Nojer harroi portofolin në taksinë time. Në të kishte dy karta krediti dhe 800 euro të thata. Kam bërë 120 km për ta gjetur shtëpinë e tij e për t’ia kthyer mbrapsht. Nuk më dha asnjë shpërblim, ndonëse karburanti më kushtoi 400 euro! Dy javë më vonë më erdhi në shtëpi një pako nga Nojeri, ku kishte vetëm një fanellë. Asnjë gjë tjetër. Unë kam familjen për të mbajtur dhe familja nuk ndimohet me fanella. Kjo ishte me të vërtetë zhgënjyese."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit