Dështoi për Bremer, Interi hedh sytë nga Berat Gjimshiti

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 09:48

Interi ka hedhur sërish sytë nga Berat Gjimshiti, pasi ka nevojë për një qendërmbrojtës. Zikaltrit kanë rihapur bisedimet me klubin e Atalantës për mbrojtësin shqiptar.

Interi kishte shfaqur interes në fillim të verës për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, por ndjekja e Bremer e kishte lënë në plan të dytë.

Asokohe, Atalanta kishte bërë të qartë se Gjimshiti ishte i paprekshëm, ndaj Interi po mendon që në një marrëveshje të mundshme të përfshijë një emër që i pëlqen Gasperinit, mesfushorin Valentino Lazaro.

Largimi i mundshëm i Skrinjar drejt PSG-së e bën situatën paksa urgjente ndaj te Interi janë vënë në lëvizje për të siguruar një tjetër emër me cilësi në prapavijë, gjë që mund të shtyjë zikaltrit të pranojnë kërkesat ekonomike të bergamaskëve nëse nga radhët e tyre largohet sllovaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit