Dybala tregon pse e refuzoi 10-n e Tottit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 08:44

Paulo Dybala ka nisur zyrtarisht aventurën te Roma, teksa u prezantua dje nga drejtuesit e klubit.

Argjentinasi ka dhënë edhe intervistën e tij të parë si romanist për faqen e klubit, duke treguar emocionet e tij.

Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 21 edhe pse klubi i kishte propozuar 10-n e cila ka mbetur bosh që nga largimi i Françesko Totit.

Dybala tregon pse bëri atë zgjedhje.

Dybala tha:

Fola me drejtorin, më kishte propozuar që të vishja numrin 10, që është shumë e rëndësishme këtu për shkak të Totit. Mendoj se ai numër dhe ajo fanellë duhet të jetë ende e tija për atë që përfaqëson. I falënderova, për të mbajtur një fanellë të tillë duhet respekt dhe përgjegjësi, ajo është ende fanella e tij. Ndoshta një ditë mund ta mbaj, por sot mbaj atë 21 që është një numër i rëndësishëm me të cilin kam filluar të fitoj dhe shpresoj që një gjë të tillë ta bëj edhe këtu.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit