“I shkreti, do digjet brenda”/ Si në filma në Orikum, burri vrapon të largojë makinën para se ta përpijë flaka  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2022, 20:28

Video që do të shikoni në vijim duket si e marrë nga një skenë filmi. Vetëm se për fat të keq nuk bëhet fjalë aspak për një trillim por për një ngjarje të vërtetë të ndodhur në Orikum të Vlorës. Mësohet se një person i papërgjegjshëm kishte ndezur një zjarr të vogël pranë disa barishteve por zjarri doli jashtë parashikimit dhe rrezikoi makinat e pushuesëve që kishin parkuar aty pranë.

Një nga pushuesit kur e sheh se mjeti i tij rrezikohej nga flaka, vjen me vrap ashtu i zhveshur për plazh siç ishte dhe turret të hipë në makinë që ta largojë nga flakët. Për fat të mirë arrin ta largojë në kohë dhe pa probleme.

Në vijim video e cila duket si e dalë nga ndonjë film:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit