Paulo Dybala zyrtarizohet te Roma, moment prekës gjatë prezantimit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 13:30

Paulo Dybala firmos zyrtarisht me Romën. Sulmuesi argjentinas është prezantuar te verdhekuqtë. 28-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Romë për të paktën deri më 30 qershor 2025.

Ish-sulmuesi i Juventusit, do të përfitojë te Roma 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste.

Roma e prezantoi Dybalënnë mënyrë unike dhe për tu duartrokitur. Një nismë që bëhet prej vitesh nga klubi nga kryeqyteti italian.

Gjatë një videoje të publikuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” në pamjet e prezantimit të Dibalës është ekrani i ndarë përgjysmë ku shihet në pamje personat të cilët kanë të rezultuar të humbur me të dhënat e tyre personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit