Marash Kumbulla përleshet me futbollistët e Sportingut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 13:05

Roma ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Jose Mourinjo, i cili po e aktivizon gjithnjë e më shpesh.

Grintën e tij, Kumbulla po e tregon hapur, pasi nuk është përmbajtur dot në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Sporing Lisbonës, e cila përfundoi me humbjen e verdhekuqve me rezultatin 3-2.

Në minutën e 27′ ndodhi një kontakt në zonë mes Ibanjezit dhe Eduardsit, ku arbitri kryesor vendosi për një penallti në favor të skuadrës luzitane.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i revoltuar dhe është përplasur fizikisht me sulmuesin e Sportingut, Eduards duke e kapur dhe prej fyti. Një gjest që bëri xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit