Nagelsman shfryn ndaj Barcelonës: Klubi i vetëm që nuk ka para e blen kë i do qejfi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 09:32

Barcelona ka bërë goditjen e madhe në këtë merkato vere, teksa ka firmosur me Robert Levandovskin.

Katalanasit bënë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se 33-vjeçari nënshkruante një kontratë katërvjeçare me ta, ndërsa ishte blerë për 45 milionë euro nga Bajern, me 5 milionë euro të tjera si bonuse.

Kjo marrëveshje ka sjellë një reagim aspak të qetë nga trajneri i Bayernit, Julian Nagelsman, i cili ka shpërthyer në kritika.

Nagelsman tha:

Barcelona është klubi i vetëm që nuk ka para, por në fund blen çdo lojtar që do. Nuk e di se si ia bëjnë, është pak e çuditshme dhe çmenduri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit