Tirana mundet në Conference League! Policia përplaset me tifozët, i ndjek me shkopinj jashtë stadiumit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.07.2022, 22:35

Para pak çastesh është mbyllur ndeshja mes Tiranës dhe Zrinjskit, e vlefshme për Conference League. Kjo ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-1 për boshnjakët ka sjellë përplasje mes tifozëve dhe policisë në ambientet e jashtme të stadiumit “Air Albania”.

Mësohet se pasi tifozët kanë dalë jashtë stadiumit janë përplasur dhe dhunuar nga forcat e policisë. Në pamjet që ka siguruar JOQ ALBANIA mund të shihet se si policia ndjek nga pas tifozët me shkopinj dhe ndalon disa prej tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit