Evazioni dhe pastrimi i parave sheshit, Delina Ibrahimaj blen tapet 12 milionë lekë  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2022, 22:17

Situata aktuale e ekonomisë së vendit ndodhet në një pozitë të vështirë. Problematikat e saj janë aq të shumta sa nuk ke për çfarë të flasësh më parë. Duke filluar që nga inflacioni, e më tej te niveli i borxhit i cili tashmë ka kaluar 82%, një rekord më vetë ky në rajon. E duke vazhduar me evazionin galopant që bëhet thuajse nga të gjithë, por sidomos nga bizneset e ndërtimit. Këto të fundit prej kohësh tashmë shërbejnë edhe si një lavatriçe e mirëfilltë për të pastruar paratë e drogës.

Por në vend që të merret me zgjidhjen e këtyre problematikave, duket se ministrja e financave dhe e konomisë Delina Ibrahimaj e ka mendjen gjetiu. Rezulton se zonja në fjalë, e cila nuk dihet se për çfarë motivi gjendet në atë post (sigurisht jo për aftësi profesionale), ka shpenzuar gati 12 milionë lekë të vjetra për të blerë tapete e qilima. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-36087-07-12-2022 dhe me objekt “Blerje moket për ambientet e MFE-së”.

Për habi firma fituese ka dhënë një ofertë të barabartë me 100% të fondit limit të tenderit, një shkelje flagrante kjo pasi tregon se fituesi ka qenë i paracaktuar që më parë dhe nuk e ka vrarë aspak mendjen që të paktën të ofronte një vlerë pak më të vogël se fondi limit. Fituese është shpallur kompania ANORIA në pronësi të Dhimosten dhe Lindita Papa, për vlerën 991,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 12 milioneë lekë të vjeëtra me TVSH. Urojmë që të paktën tapeti me këtë vlerë të jetë sadopak i bukur, që ministrja në fjalë të ketë një komoditet sa më të mirë në punë gjatë kohës që do të përpiqet të zgjidhë problemin e pastrimit të parave në ndërtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit