Evertoni “prish pazarin”, gati t’ia “rrëmbejë” West Hamit Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.07.2022, 16:30

Në Angli flitet se Armando Broja ka arritur akordin me West Ham. Megjithatë, ‘Guardian’ sheh edhe një skenar tjetër të mundshëm për të ardhmen e shqiptarit.

Sipas raportimeve të sajtit anglez, Everton mund t’i bëjnë Chelseat një ofertë për të rivalizuar West Ham.

Këta të fundit kanë bërë tashmë një ofertë prej 30 milionë eurosh dhe Chelsea duket se e ka pranuar atë ofertë.

Megjithatë, te Evertoni janë të gatshëm të paguajnë më shumë dhe ‘Blutë’ nuk do ta kishin problem një marrëveshje me Everton, para asaj me West Ham. Priten zhvillime të reja në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit