Edison Kavani drejt një aventure të re, gati firma në La Liga

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.07.2022, 10:46

Edinson Kavani po bëhet gati për një aventurë të re. Sulmuesi është shumë pranë transferimit në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, 35-vjeçari ka arritur marrëveshjen me ekipin e Villarealit.

Kavani aktualisht është pa skuadër pas ndërprerjes në mënyrë konsensuale të kontratës së tij me Manchester United.

Në Spanjë bëjnë të ditur se uruguajani është duke kërkuar shtëpi në Villareal për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Më parë, 35-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Danubio, Palermo, Napoli dhe PSG.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit