E trishtë/ Borusia e bleu për të zëvendësuar Haland, sulmuesi diagnostifikohet me tumor

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.07.2022, 08:36

Një lajm i keq ka tronditur së fundmi klubin gjerman të Borusia Dortmund. Gjithçka lidhet për futbollistin e saj më të ri, Sebastian Haller, i cili u ble këtë verë te Ajaksi për të zëvendësuar norvegjezin Haland që u largua te City.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka braktisur stërvitjet në Zvicër dhe është kthyer në Gjermani. Në ekzaminimet e fundit lojtarit i është zbuluar një tumor në testikuj.

Haller kishte shprehur shqetësime që në mëngjesin e të hënës dhe mungoi në ndeshjen miqësore ndaj Valencias. Testimet më të hollësishme treguan se cili ishte problemi.

Haller u bë sulmuesi më i kushtueshëm në historinë e Borusia Dortmund pasi u ble nga Ajaksi për 31 milionë euro plus bonuse.

Për fatin e keq, karriera e tij te skuadra gjermane do të ndalet momentalisht, pasi ai duhet t’i nënshtrohet kurave dhe do qëndrojë jashtë fusheve për shumë kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit