Florian Marku ndeshet në Shqipëri, zbulohet kush është rivali me të cilin përballet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.07.2022, 23:33

Florian Marku ka dhënë sot lajmin e shumëpritur të shqiptarëve. Më 25 gusht, boksieri ynë do të tentojë titullin e dytë në karrierën e tij në WBC Silver Interim përballë boksierit meksikan, Miguel Perra.

Në një postim në “Facebook” ai ka treguar se ka pritur gjithë karrierën për t’u rikthyer nê Shqipëri për një ndeshje kaq të fortë.

Marku ka njoftuar se më 25 gusht i pret të gjithë shqiptarët në "Air Albania" ndërsa shton se biletat dalin në shitje të enjten në orën 10:00.

Florian marku VS Miguel Parra Ramirez. Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.

Njoftimi i Markut:

Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time WBC Silver Interim kundra meksikanit Miguel Parra Ramirez ne nje stadium gjigand si Air Albania . Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjith shqiptaret kudo qe jan neper bot ate dit ne Stadium 25 GUSHT . Biletat dalin ne shitje kete te Enjte ne oren 10:00 ne faqjen https://al.ebileta.al/ Me shume informacione mbi biletat ne vazhdim. #MarkuParra

Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Ai ka fituar dhjetra sfida dhe është kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit