Totti “e bekoi” me numrin 10, Dybala e refuzon

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.07.2022, 21:46

Numri 1q te skuadra e Romës ka mbetur bosh prej vitesh, që nga lamtumira e kapitenit legjendar, Francesco Tottit.

Me ardhjen e Dybalës u mendua se ky numër do i jepej argjentinasit, madje ishte vetë Totti që e telefonoi për ta bindur lojtarin të mbante numrin 10 në fanellë.

Në takimin e mbrëmshëm me drejtorin sportiv Pinto, Dibalas i është dhuruar një fanellë pikërisht me këtë numër.

Por mediat italiane kanë zbuluar se Dibala ka vendosur që të mos mbajë 10-ën te Roma, ose të paktën jo në vitin e tij të parë në kryeqytet.

”La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se sulmuesi ka zgjedhur numrin 21 në fanellë, siç e ka pasur te Juventusi në fillimet e tij atje.

Një numër të cilin në fakt e kishte marrë Matiç kur kishte mbërritur në kryeqytet, por të cilin ia kishte lënë të lirë me shpejtësi argjentinasit, duke zgjedhur vetë numrin 8.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit