Armando Broja fluturon drejt Londrës, do firmosë me ekipin e Premier League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.07.2022, 15:23

Armando Broja do huazohet sërish, kësaj here te skuadra tjetër e Premier League, West Ham.

Eksperti i merkatos Fabricio Romano shkruan 20-vjeçari ka udhëtuar gjatë mbrëmjes për në ishull, pasi ndodhej në fazë përgatitore me Çelsin në Amerikë.

Sipas tij, klubi i West Ham është shumë pranë marrëveshjes me shqiptarin, i cili pritet të nisë një aventurë të re në Londër, por me fanellë tjetër dhe jo të Çelsit.

Paraqitjet e tij me Sauthemptonin sezonin e kaluar bënë që Broja të jetë një nga emrat më të lakuar në këtë sesion të merkatos verore.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua gjithsej në 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit