Armando Sadiku firmos me ekipin e ri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.07.2022, 08:40

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku ka ndryshuar sërish ekip në këtë merkato vere.

Shqiptari ka firmosur sërish në Spanjë, kësaj here me skuadrën e Kartagenas, e cila militon në ligën e dytë spanjolle.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare në këtë eksperiencë të radhës në Spanjë ku më parë ka luajtur dhe te Las Palmas, Malaga dhe Levante.

Ishte vetë Kartagena që e bëri publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Twitter”.

Sadiku duket i ambientuar me futbollin spanjoll dhe synon rikthimin e bujshëm në kombëtare, teksa pret me padurim një ftesë nga Edi Reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit