EKSKLUZIVE/ Erdogan i bën dalje Ramës se s’burgos gylenistët në Shqipëri! Mjekët turq braktisin Spitalin e Fierit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.07.2022, 13:04

Një skandal që dëmton rëndë propagandën e Rilindjes po ndodh në Spitalin e Fierit. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se mjekët turq kanë braktisur Spitalin e Fierit pas një urdhri të Erdogan.

Ky i fundit i kishte dhënë ultimatum Ramës të largonte nga vendi gylenistët që ka futur në shëndetësinë private e në media, por pas mospërmbushjes së kërkesës së sulltanit, marrëdhëniet mes tyre janë prishur. Edhe publikisht i gjendur në Shqipëri, Erdogan ia ka dhënë të qartë mesazhin Ramës: Nëse nuk burgos gylenistët, marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të thyhen.

Mjekët turq janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë me vete edhe pajisjet mjekësore moderne të investuara nga turku. Për mjekët turq u zhvillua edhe tenderi me vlerë 300 MLN Lekë nga Ministria e Shëndetësisë për akomodimin e mjekëve turq në një hotel me mëngjes me 4 YJE në Fieri, por duket se paratë e tenderit ministria i ka futur në xhep.

Burimet për JOQ deklarojnë se Spitali i super-propaganduar i Fierit është kthyer në një konsultore lagjeje, me mjekë shqiptarë të cilët shtyjnë edhe datat e vizitave dhe as nuk u përgjigjen në telefon pacientëve.

Kostot e mbajtjes së mbështetësve të Gylenit në Shqipëri të infiltruar në institucione shtetërore e private, ka kostot e veta për të cilat ka shumë dyshime nëse Rama si përballon pa mbështetjen e sulltanit i cili duket se nuk e kthen më kokën pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit