Paguan 9 mijë lekë për të hyrë te Kepi i Rodonit, qytetarët skandalizohen nga plazhi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.07.2022, 21:25

Katër turistë kanë mbetur të zhgënjyer ditën e sotme nga eksperienca e tyre e parë në Kepin e Rodonit. Ata denoncojnë se janë detyruar të paguajnë 9 mijë lekë të vjetra për të hyrë në plazh.

Sipas faturës të dërguar pranë redaksisë sonë, dallohet qartë se për çdo person kanë paguar 2 mijë lekë të vjetra dhe 1 mijë lekë të vjetra për makinën. Jo vetëm kaq por pas pagesës ata kanë mbetur të zhgënjyer nga plazhi pasi kishte papastërti dhe shezllonet ishin të prishura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit