Policia turke “shkatërron” paradën e LGBT në Ankara, “fut e bjer” ndaj pjesëmarrësve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.07.2022, 20:24

Rreth 30 të arrestuar ishte bilanci i ndërhyrjes së policisë turke në një paradë të LGBT në Ankara. Policia përdori gaz lotësjellës dhe spraj djegës për shpërndarjen e turmës.

Mësohet se Turqia i kishte ndaluar këto lloj marshimesh në të gjithë vendin.

Por përtej kësaj rreth 50 persona morën pjësë në këtë paradë duke mbajtur në duar flamuj me ngjyrat e ylberit duke marshuar në parqet kryesore të Ankarasë.

Ndërkohë në videot e publikuara në media shikohet se si policia tërheq zvarrë personat që valëvitnin flamujt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit