Aleksandar Vulin pranë ushtarit serb që mbart simbolin rus ‘Z’, shenjë mbështetjeje për luftë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 17:01

Serbia është i vetmi vend në Ballkan, pas Bjellorusisë në Evropë, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin e paprecedent ushtarak në Ukrainë.

Kjo, por jo vetëm tregon që Serbia vazhdon të jetë në anën e agresionit ushtarak rus pasi ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”.

“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit