Mosha jo domosdoshmërisht është një faktor pengues për të gjithë ata që në shpirt ndihen të rinj. Kjo vlen sidomos për këtë gjysh vlonjat i cili pavarësisht moshës është parë në rrugët e qytetit të Vlorës duke drejtuar një motor sportiv. Gjyshi ndërkohë i jep edhe një leksion të gjithë të rinjve pasi duket se zbaton edhe masat e sigurisë. Nga foto duket se ai ka vendosur edhe kaskën mbrojtëse, e cila siç dihet nuk para përdoret nga të rinjtë.