Kamçev do ta kalojë natën në burgun e Strugës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 20:04

Biznesmeni i dënuar Orce Kamçev është paraqitur mbrëmë me letërnjoftim në burgun e Strugës, ku duhet të vuajë dënimin me burg për rastin “Perandoria”, pas marrëveshjes me prokurorinë.

Ai ka paguar rreth 5 milionë euro për evazion fiskal dhe ka marrë një vit burg, por do ta bëjë burgun në repartin e hapur në burgun në Strugës, ku të dënuarit vetëm flenë gjumë.

Ai në muajin maj e ndërroi adresën e vendbanimit, nga Shkupi në Ohër dhe në vend të Shutkës burgun do e bëjë në Strugë.

Kamçev duhet të vuajë rreth 7 muaj burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit