Shiu i fortë dhe erërat bëjnë shumë dëme në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 18:05

Moti i lig që ka kapluar sot Shkupin me rrethinë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pamjet e siguruar shihen se si ka rënë çatia e një objekti në Duqanxhik të Shkupit.

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi pasditen e sotme qytetin e Shkupit ka shkaktuar disa dëme.

Në parkingun afër ndërtesave te Q.T. “Mavrovasja” është rrëzuar një dru që ka dëmtuar disa vetura përreth.

Një tjetër dru është shkulur në rrugën “Cvetan Dimov”, gjegjësisht te “Çairçanja”. Rrugët tjera të qytetit gjithashtu janë mbushur me ujë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit