Shtrëngata, rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 17:12

Mot i ligë po mbizotëron aktualisht në disa qytete të Kosovës.

“MeteoBallkan” ka publikuar disa pamje në faqen zyrtare në Facebook, ku shihet se në Istog, Pejë, Ferizaj, Gjakovë e Skenderaj ka pasur shtrëngata, rrebeshe shiu i shoqëruar edhe me breshër.

Edhe “PrishtinaWeather” ka paralajmëruar se sot pasdite priten rrebeshe me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit